Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se kërkesat që Asociacioni të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut. Ajo ka theksuar se interpretimet e reja të BE-së që kërkojnë nga Kosova të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër janë të gabuara. Presidentja gjithashtu u shpreh se Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që nuk është në marrëveshje.
Në anën tjetër, Osmani konfirmoi se do të marrë pjesë të shtunën në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi. Këto komente Osmani i bëri pas ceremonisë së themelimit të shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri.