Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka ndaluar

Në një konferencë për mediat pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Vjosa Osmani tha se takimi me Vuçiç ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz. Ajo tha se ishte një takim informal dhe jo negociues.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiçin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë, kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiçin në një takim të tillë.

Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim me insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues, por një shkëmbim pikëpamjesh.”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *