“Kosova është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Malin e Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimet evropiane”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo u shpreh pas inaugurimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, se ishte e rëndësishme që kjo ditë të mblidhte liderët e rajonit.
“Dua të përgëzoj Presidentin e Malit të Zi. Kosova është jashtëzakonisht e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimi edhe ashtu i shkëlqyer me Malin e Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimin në BE”, tha Osmani.
Vjosa Osmani vijoi duke thënë se do të bashkëpunojë me çdo vend tjetër në rajon që dëshiron paqe, stabilitet dhe integrim euroatlantik.