Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka denoncuar votimet në Serbi. Sipas saj rreth 6000 votuesve iu është mohuar e drejta e votimit.
Sakaq forma që Serbia ka përdorur sipas Osmanit është nëpërmjet pasivizimit të adresave me mjete administrative duke konsistuar me fshirjen e erit nga sistemi.
“I bëjmë thirrje ndërkombëtareve të dënojnë autoritarizmin e Serbisë. Rreth 6000 votuesve ju mohua e drejta e votës duke u pasivizuar adresat me mjete administrative” u shpreh Osmani
Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi.