Osmani: Nuk e shoh Trumpin si kërcënim, Kosova ka pasur mbështetje dypartiake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk e sheh si kërcënim zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-së.

Gjatë një intervistë në Samitin e Komunitetit Politik të Evropës në Hungari, Osmani theksoi se Kosova ka pasur gjithmonë mbështetje nga të dyja partitë kryesore në SHBA, republikanët dhe demokratët.

Ajo shtoi se vendi ka përfituar nga mbështetje e fortë për dekada, duke u bërë i pavarur gjatë administratës së republikanëve dhe i lirë gjatë administratës së demokratëve. Osmani beson se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe me administratën Trump.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *