Osmani reagon pas Deklaratës për të Zhdukurit, ​“Drejtësi për krimet”

Presidentja Vjosa Osmani reagoi pas dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë për Deklaratën për të Zhdukurit, ku palët zotohen që të angazhohen fuqishmisht për zbardhjen e personave të pagjetur gjatë periudhë së luftës në Kosovë.

Osmani tha se fati i të zhdukurve me dhunë ka qenë për një kohë të gjatë një plagë e madhe e popullit tonë.

“Familjet të cilat vazhdojnë të kërkojnë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të cilët ishin zhdukur me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, dhe përmes një sistemi të sponsorizuar nga shteti për krimet e luftës dhe gjenocidin, për dy dekada kanë mbajtur këtë barrë të madhe në zemrat e tyre dhe në emër të gjithë popullit. Atyre u është mohuar në mënyrë jonjerëzore drejtësia dhe paqja për një kohë shumë të gjatë”, ishte reagimi i Osmanit.

Presidentja shtoi se shpreson që deklarata e rënë dakord në Bruksel do të hapë rrugën e njohjes së këtyre krimeve dhe për drejtësi, por mbi të gjitha, një moment lehtësimi për familjet të cilat kanë pasur dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme.

“Kjo deklaratë do të kërkojë implementim të menjëhershëm dhe për këtë, siç e dimë nga marrëveshjet e mëhershme, Serbia ka një histori të tmerrshme”, përfundoi Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *