Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Përmes një postimi në ‘Facbook’, Osmani shkruan se kjo formë e takimeve i jep hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave që ta arrijnë potencialin e plotë.
Postimi i plotë:
Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë.
Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.