Osmani është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë.
“Në Berlin, në margjinat e SOWG Berlin2023, pata rastin të kem një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shpreha vlerësimin për Gjermaninë, mbështetjen dhe qëndrimin e qartë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, ka thënë Osmani.
Osmani gjithashtu është takuar edhe me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Të dy kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe raportet mes dy vendeve.
“Pata rastin të diskutoj për zhvillimet e fundit në Kosovë me presidentin e Gjermanisë, Steinmeier. Në frymën e marrëdhënieve të mëdha me Kosovën, Gjermia konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshme në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Osmani.
Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer para disa ditësh, ndërsa tensionet në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe janë rritur.
Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me ndihmën e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.