Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel ku dhe sot do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.

Osmani do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Gjithashtu do të takohet mbasdite edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *