Një varkë 21 metra e gjatë mori flakë ditën e djeshme në ujërat e Santa Maria di Castellabate, në provincën Salerno të Italisë. Flakët përfshinë anijen në pak minuta, duke e bërë të pamundur shpëtimin e saj.
Sipas raportimeve nga La Repubblica, roja bregdetare e Agropoli ndërhyri menjëherë dhe shpëtoi dy pasagjerët që ndodheshin në bord. Pjesëtarët e rojes bregdetare përdorën një varkë patrullimi SAR dhe një varkë të klasit Alfa për të realizuar shpëtimin e tyre.
Fatmirësisht, asnjë prej pasagjerëve nuk pësuan dëmtime, dhe ndërhyrja e shpejtë ndihmoi në shmangien e një tragjedie të mundshme. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit që përfshiu varkën.