Ozil bën lëvizjen e papritur në karrierë, këtë herë do e shohim si politikan përkrah Erdogan

Mesut Ozil, i cili së fundmi njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, po hyn në politikë me partinë e Recep Tayyip Erdogan.

 

Erdogan pak kohë më parë kishte paralajmëruar se në fletën e votimit do të ketë shumë emra “surprizë”, ku njëri prej tyre do të jetë i fushës sportive.

Sipas “Haber7.com”, ky është Mesut Ozil, i cili në fund të muajit mars kishte paralajmëruar tërheqjen nga fusha e blertë.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, me origjinë nga Turqia, ka shprehur shumë herë në të kaluarën mbështetjen e tij për Erdoganin, i cili ishte i ftuar edhe në dasmën e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *