Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke tregtuar lëndë narkotike. Ai u pikas nga shërbimet e kontrollit gjatë monitorimit të grumbullimeve për parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.
Gjatë kontrollit karabinierët konstatuan se i riu nuk kishte dokumente identifikimi dhe as leje qëndrimi në shtetin italian. Në momentin e ndalimit ai mbante duart me nervozizëm në xhepin e pantallonave. Gjatë kontrollit policia i gjeti 21 doza kokainë të gatshme për t’u shitur brenda një pakete cigaresh.
Atij iu gjetën dhe sekuestruan 300 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.