‘Pa filtra dhe me 4 orë gjumë’, ja si iu përgjigjet komenteve negative Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është një ndër figurat më të shquara muzikore dhe është mjaft e dashur për publikun. Këngëtarja kujdeset shumë për look-un dhe paraqitjen e saj dhe shfaqet gjithmonë në ‘top formë’.

Ndonëse është kritikuar për përdorimin e filtrave në Instagram, ajo nuk ka hezituar të publikojë një video krejtësisht natyrale

“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Albëria në një video të publikuar pa filtra në InstaStory, duke theksuar se është me vetëm katër orë gjumë dhe e lodhur nga angazhimet në dasma e koncerte.

Këngëtarja e njohur tashmë prej kohësh jeton në SHBA. Mes vështirësive që ka hasur atje, ajo është shprehur se e ka menduar rikthimin në Shqipëri, por forcën e ka gjetur tek Anxhelina.

“Shkojmë në Amerikë dhe nuk po gjenim shtëpi sepse gjithçka lidhej me kreditin bankar që ke, unë nuk kisha asgjë. Ishte një agjent shqiptar që na gjeti në shtëpi, e i lutem ta mar shtëpinë, por më thotë se është e pamundur. I hapa ‘Youtubin’, e i thashë se jam artistike. Nuk jemi popull kot. Më  lejoi ta merja shtëpinë, me kushtin që duhet ta paguaja për një vit. Qyqa ikën lekët, mendova, tani do rri pa bukë. Është traumë kur ngel pa para, është problem i madh. Kur ke besim në vetvete çan male dhe dete, nuk ka çfarë të ndal. U sistemuan në shtëpi, blem një dyshek me Anxhelinën, edhe e vendosëm në tokë. Mirëpo mbetëm pa para. Ishte Anxhelina, ajo që më tha: ‘Marim qumësht, marim edhe miell dhe bëjm krepa’. Anxhelina, është fëmijë me këmbë në tokë. Ti mos e vrit mendjen, i thashë se do të gjej unë punë. E nisa të këndoj edhe në dasma” –tregoi Albërie Hadërgjonaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *