Pa vaksinim nuk ka as kafe! Ja kushti i qeverisë italiane

Nga data 6 gusht, qytetarët që jetojnë në Itali, duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit nëse duan të hyjnë në ambientet e brendshme të bareve për të konsumuar një pije, apo restoranteve për të drekuar apo darkuar, apo nëse duan të shkojnë në teatër, kinema, pishinë, palestër ose muze.

Vendimin e qeverisë italiane e bëri me dije të enjten mbrëma kryeministri i Italisë Mario Draghi. Duket se ky vendim ka pasur një efekt të menjëhershëm brenda pak orësh. Të paktën në Lazio.

Këshilltari për Shëndetësinë në Lazio, Alessio D’Amato ka deklaruar se brenda pak orësh nga dalja e dekretit të qeverisë, ka pasur një bum rezervimesh për të bërë vaksinën.

“Pas fjalëve të Kryeministrit Mario Draghi ne kemi pasur mbi 38,000 rezervime për vaksinën. Kjo është një nxitje absolutisht e rëndësishme. Unë do të vaksinohe vetë me dozën e dytë të Dielën. Ftoj të gjithë qytetarët dhe veçanërisht djemtë dhe vajzat ta bëjnë këtë”, tha ai.

/Burimi: fanpage.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *