Paaftësia e qeverisjes Rama dhe mungesa e ligjit shkurtuan 3 herë planin e financimit

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) anëtare e grupit të Bankës Botërore kishte planifikuar një portofol investimesh 150-200 milionë dollarësh në periudhën 2019-2023, por plani u reduktua në 40-60 milionë USD për një seri dobësish që karakterizojnë ambientin politik dhe ekonomik në vendin tonë.

Së fundmi Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare firmosen bashkëpunimin e ri katër vjeçar 2013-2027, teksa në tekstin e plotë të marrëveshjes u evidentuan arsyet se IFC nuk i arriti qëllimet e saj të investimit në Shqipëri në marrëveshjen e kaluar.

Mungesa e investimeve të huaja direkte të përshtatshme, ndryshimet e shpeshta në kuadrin ligjor dhe rregullator, sistemi i dobët gjyqësor dhe likuiditeti i tepërt në sistemin bankar ndikuan në mospërmbushjen e planit të të financimit.

Gjithashtu, mosmarrëveshjet dhe ndryshimet e shpeshta të ministrave kanë rezultuar në vonesa dhe anulime të projekteve duke kufizuar mundësinë e iFC-së për të financuar projekte infrastrukturore.

Mungesa e integrimit në zinxhirët e furnizimit global kanë kufizuar gjithashtu interesin e investitorëve të huaj për të investuar në sektorë të caktuar, si prodhimi dhe agrobiznesi.

Për të ndihmuar në zhbllokimin e investimeve private, iFC kreu një analizë diagnostikuese të sektorit privat dhe formuloi rekomandime konkrete për tre sektorë:

1-Agrobiznesi

2-Turizmi

3-Prodhimi i pjesëve të makinave.

Me tej institucioni financiar analizoi se aftësia e iFC-së për të realizuar investimet e programuara ndikohet shumë nga dinamika lokale, dobësitë e qeverisjes dhe qarkullimi i lartë në administratën shtetërore. Gjithashtu mungesa e konkurencës, ndryshimet e shpeshta te politikave kanë ndikuar në aftësitë për të tëhequr fondet e donatorëve në dobi të sektorit privat.

Metabolizimi i ekonomisë shqiptare nuk po funksionon teksa bankat ishin të mbushura me likuiditet dhe ndërkohë rishpërndarja drejt sektorëve me vlerë të shtuar nuk po funksionon. Madje likuiditetet ishin në atë masë sa operatorët e biznesit në Shqipëri nuk kishin nevojë për mbështje nga jashtë edhe pse me kushte favorizuese të tilla si huatë e iFC-së.

Nga ana tjetër, rritja ekonomike në Shqipëri ka përmirësuar standardet e përgjithshme të jetesës, por ato janë ende më pak se një e treta e BE-së dhe konvergjenca është ende disa dekada larg edhe në një skenar optimist.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur ekspozimin ndaj varfërisë të atyre që fitojnë më pak. Shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët më të mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

“Nga ana tjetër, kufizimet në fuqinë punëtore të kualifikuar kontribuojnë në uljen e mëtejshme të konkurrencës dhe aftësisë së sektorit privat për të krijuar vende më të mira pune. Pabarazia është rritur, veçanërisht duke prekur ata në zonat rurale dhe grupet vulnerabël. Migrimi ekonomik është i lartë, duke e privuar më tej vendin nga talenti dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës gërryhet nga ndotja dhe jetueshmëria e ulët në zonat urbane dhe ofrimi i pamjaftueshëm i shërbimeve publike, veçanërisht në zonat rurale” analizoi Banka Botërore./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *