Padia e Metës ndaj Ardian Dvoranit, GJKKO pushon çështjen/ Presidenca: Do e ankimojmë! Ish-kreu i KED: Ka mbaruar koha e gjyqeve publike!

Gjykata Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kallëzimin e Presidentit të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK, i cili pas hetimeve që zhvilloi kërkoi pushim akuze e mbyllje të çështjes.

Ardian Dvorani,  i cili sot është gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, komentoi për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit edhe deklaratat e Metës. Ai tha se koha e gjyqeve publike ka mbaruar.

“Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, ushtroj detyrën jam gjyqtar. Është jashtë realitet të mendoj që ka përplasje. kush mendon se ka përplasje i ka për vete.

Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij. Nuk jam kurrkush ta gjykoj dhe paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar. Gjyqet nuk bëhen në media,” u shpreh Dvorani.

Çështja është pezulluar gjithashtu edhe për ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në kallëzimin e ish kreut të shtetit.

Sakaq, përfaqësuesi ligjor i president, Bledar Dervishaj tha për mediat se kjo çështje duhet të ishte rikthyer për hetim, ndërsa shtoi se do të presin vendimin e zbardhur të gjykatës dhe do të bëjnë ankim në Apelin e GJKKO.

Meta kallëzoi Dvoranin në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar  si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës. Përplasja mes tij dhe ish-kreut të KD ka qenë shumë e fortë. Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *