Gjykata Kushtetuese do të vendosë ditën e sotme lidhur me padinë e bërë nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me Bordin e Çmimeve të ushqimeve. Kushtetuesja pranoi padinë dhe sot është caktuar seanca ku do të merret në shqyrtim kërkesa për të pezulluar ose jo punën e Bordit të Çmimeve të ushqimeve.
Padia kundër këtij Bordi për disa produkte ushqimore, nuk është e vetmja e depozituar në Gjykatë. Demokratët presin që Kushtetuesja të vendosë të marrë në shqyrtim edhe padinë për shkrirjen e Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve.