Padia/ Veliaj nga GJKKO: U vendos që Berisha të sillet forcërisht në gjykatë më 19 maj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur në GJKKO kreun e ‘Rithemelimit’ Sali Berishën. Pas përfundimit të seancës së sotme, Veliaj deklaruar për mediat se gjykata vendosi që Berisha të sillet me forcë në seancë më 19 maj.

“I kemi fituar të gjitha gjyqet dhe akuzat për shpifje. Sot isha unë nismëtari i një akuze për Sali Berishën. Ekziston një shprehje hapi rrugë budallait, unë nuk e besoj. këto historitë me iranianë Sali Berisha duhet t’i provojë në Gjykatë. ka kaq kohë që më fton në gjykatë, sot ishte momenti për t’u përballur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë. Nuk besoj se është i roitur është njeri i ligë.

Sot Gjykata vendosi që më 19 maj Sali Berisha do shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në Gjykatë. Një frikacak dhe një burracak të tillë Shqipëria nuk e ka parë kurrë.

E kemi sqaruar prokurorinë, s’kemi pasur asnjë kontakt. Nuk tremben për t’u përballur në gjykatë. Mënyra më e mirë për të bërë politikë, është përballja” – deklaroi Veliaj.

Veliaj padit për shpifje në GJKKO Berishën


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *