“Pagat do shkojnë deri në 150%”/Miratohet projekt-buxheti i vitit 2022, rritet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar se do të rritet dy herë më shumë ndihma ekonomike për shtresat në nevojë.

Në projekt-buxhetin e vitit 2022, parashikohet që krahas ndihmës ekonomike të rritet paga e personelit mjekësor në masën 6% dhe të vendoset në dispozicion 45 mln dollarë për familjet në nevojë gjatë krizës energjetike.

“Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike me 2 herë, do të mbështesim fëmijët pa prindër duke ia dyfishuar masën e mbrojtës të atit programi që mbështeten direkt me këtë masë të re. Edhe për gratë e trafikuara do të ketë një rritje me tre herë të masës ekonomike që jepet nga ky program.

Kategoritë në nevojë, 45 mln dollarë do të vendosen në dispozicion për shtresat në nevojë në këtë krizë energjike. Ashtu si kemi mbështetur personelin mjekësor për rritjen e pagave, gjithashtu do të vijojmë e këtë politike duke vijuar në vitin 2022, me rritjen pre 6%, kjo rritje futet në fuqi në vitin 2022.

Do të vijojmë të garantojmë furnizimin me vaksina, duke vendosur në buxhetin e MSH të gjithë buxhetin e nevojshëm për të garantuar vaksinat e nevojshme”, tha Manastirliu.

Edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se projekt buxheti i vitit 2022, i miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit ku i parika të bëje me rritjen e pagave deri në 150% për të gjithë ata punonjës, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit.

“Pr.buxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. I pari ka të bëjë me rritjen e pagave të atyre punonjësve, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat e atyre punonjësve. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit. “Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ministri Manja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *