Klubi francez ka regjistruar faturën më të lartë për rrogat e futbollistëve në histori përsa i përketasaj të sezonit 2021/ 2022.
728 milionë euro në vit do të paguajë në total klubi parisien, me një shtim të shpenzimeve me 45%, pasi nënshkroi me Lionel Mesin, Serxho Ramosin apo Ashraf Hakimin. Vetëm ylli argjentinas përfitoi rreth 30 mln Euro në sezonin e shkuar dhe iu bashkua listës së emrave të mëdhenj në klub, përfshirë Kilian Mbape dhe Nejmar.
Në Shtator, UEFA e dënoi PSG-në me një gjobë me vlerë 64 mln Euro për shkak të mosrespektimit të rregulalve të fair play-t financiar. 10 mln Euro u paguan menjëherë nga klubi, ndërsa pjesa e mbetur do të varet nga përmbushja e objektivave sa i përket fair play-t financiar.
Rekordin për faturën më të lartë të pagesave në futboll e mbante klubi i Barcelonës, që në sezonin 2019 kur pjesë e tij ishte Leo Mesi shpenzoi 541.9 mln Euro.