Rasti i trafikimit të qenieve njerëzore që është goditur muaj më parë nga policia britanike, e cila ndaloi 69 shqiptarë që tentuan të kalonin në mënyrë klandestine në shtetin britanik është shqyrtuar ditën e sotme para gjykatës britanike.
Prokurori Tony Badenoch tha se varka kishte “një mori gabimesh” Rruga më e përdorur për shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Belgjika është me automjete të rënda, me një kosto prej 2,000 deri në 3,000 paund per për person.
Por një varkë peshkimi si Svanic kërkon rreth 15,000 paund për person, shkruajnë mediat angleze. Anëtarët e trupës gjykuese morën në dorë një iu mesazh audio nga shtatori i vitit të kaluar, në të cilin një nga organizatorët me qendër në MB mund të dëgjohet duke diskutuar mbi fitimet.
Anëtarët e trupës gjykuese morën në dorë një iu mesazh audio nga shtatori i vitit të kaluar, në të cilin një nga organizatorët me qendër në MB mund të dëgjohet duke diskutuar mbi fitimet. Shtetasit ukrainas Igor Kosyi, 56 vjeç dhe Volodymyr Mykhailov, 49 vjeç, së bashku me letonezin Aleksandr Gulpe, 44 vjeç, ishin në bordin e Svanic dhe u arrestuan në Essex. Kfir Ivgi, 39 vjeç, nga Finchley, në veri të Londrës, dhe Sergejs Kuliss, 32 vjeç, nga Neëham, në lindje të Londrës, u arrestuan më pas pas një hetimi.
69 shqiptarët po udhëtonin me varkën Svanic në 17 nëntor, nga Belgjika në Norfolk kur u kapën nga Forcat Kufitare të Britanisë së Madhe. Tre anëtarë të ekuipazhit ranë në pranga, si personat përgjegjës për transportin e shqiptarëve. Varka kishte një ‘kapacitet maksimal për shpëtimin e jetës’ prej 20 personash dhe jo për 69 persona aq sa ishin brenda.
/Priza.al/