Një sistem i ri pioner që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar është vendosur të godasë dërgesat e drogave dhe armëve ilegale në të gjithë botën.
Anijet që fikin fenerët e tyre lokatorë në mënyrë që të kontrabandojnë drogë dhe ngarkesa të tjera të paligjshme së shpejti do të gjurmohen kudo në botë nga një sistem i ri ushtarak britanik satelitor.
Shkencëtarët në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes në Wiltshire po përgatiten të fillojnë një rrjet mini-anijesh që zbulojnë gjurmë të drogërave.
Sistemi automatik i identifikimit (AIS) është një sistem gjurmimi automatik që përdorin anijet për të transmetuar pozicionin e tyre në kohë reale 24 orë në ditë. Për këtë arsye, këto anije e fikin këtë sistem për të mos u gjurmuar droga, por tani me anë të satelitit ata përsëri do të gjurmohen.
Anijet që përpiqen të mashtrojnë vendndodhjen e tyre të AIS-it referohen si “Anije Fantazma”. Sistemi i ri satelitor, i quajtur Projekti Oberon, do të lejojë komandantët e Marinës Mbretërore të gjejnë çdo anije pa marrë parasysh se çfarë raporton feneri i tij AIS – ose edhe nëse është fikur krejtësisht.
/Burimi: DailyStar/Përshtati: Priza.al/