Bojleri është pajisja që shpenzon më së shumti ndër 6 pajisjet e identifikuara tashmë si harxhues enorm
të rrymës.
Pas bojlerit, ndër pajisjet elektrike shtëpiake që shpenzojnë shumë energji elektrike janë edhe rezistenca elektrike, lavatriçja, enëlarësja, frigoriferi dhe fshesa elektrike.
Sipas të dhënave të asociacioneve kompetente të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë (KEDS, ZRRE), hiq konsumatorët që shtëpitë e tyre i ngrohin me rrymë dhe që 70% e faturës mujore gjatë sezonës së dimrit shkon për ngrohjen e shtëpisë së tyre, janë 6 pajisje elektrike shtëpiake që shpenzojnë shumë energji elektrike, nëse përdoren shumë dhe që domosdo rrisin jo pak shpenzimet familjare në pagesën e rrymës.