Pajtimi i propozon DJ Dagz të dalin nga ‘Big Brother VIP’, çfarë po ndodh?

DJ Dagz, emri i të cilit është Arbri ka kaluar disa momente emocionale të forta. Ai është zgjuar nga gjumi duke qarë dhe i shqetësuar ka treguar se ka parë në ëndërr një familjar në gjendje të keqe.

Teksa bisedonte me Pajtimin (DJ PM) ai u shpreh se ndihet në merak për ta. Kaq ka mjaftuar që PM t’i propozojë të dalin nga ‘Big Brother VIP’, por Dagz nuk ka pranuar.

Më pas është qetësuar dhe duket se gjendja e tij është përmirësuar.

Rikujtojmë se Einxhel dhe Dj DGAZ (Arbri) janë përfolur për një lidhje të mundshme, teksa gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” kanë treguar herë pas here afrimitet me njëri-tjetrin.Por marrëdhënia e tyre ka filluar të kriset, pasi Arbrit duket se i ka ngelur qejfi që Einxhel nuk ka treguar shumë afrimitet me të. Sarah dhe PM janë munduar që t’i pajtojnë, por të dy ata nuk kanë pranuar.

Pjesë nga biseda:

Arbri: E di sa keq jam ndier kur më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe vetëm unë e paskam përqafuar atë.

Sarah: Edhe armikun më të keq të kishte pasur nuk do ishte sjellë kështu.

Arbri: Nëse unë them se më pëlqen Einxhel 100 përqind unë të gënjej se nuk jemi akoma në atë faze tjetër gjë është kur e vlerëson si njeri,është e zgjuar edhe mua njerëzit e zgjuar, njerëzit që dinë të flasin mua më lënë përshtypje më shumë sesa fiziku i një personi. Jashtë është shumë e lehtë të mbash shoqëri kurse këtu brenda është më vështirë edhe ja nis të kesh edhe një ndjenjë mund ta quaj.

Sarah: Po ke nevojë se këtu je midis katër mureve edhe vetëm njëri-tjetrin kemi. Mua më vjen shumë çudi se Einxhel edhe atë natë që ishim në Prime binte në kundërshtim me fjalët e saj.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *