Nuk ka më dilema. Rafael Leao do të nënshkruajë një kontratë të re me Milanin dhe tani është caktuar edhe data e zyrtarizimit të marrëveshjes që pritet të zgjasë deri në vitin 2028.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, njoftimi i klubit do të mbërrijë të premten e 26 majit. Akordi është gjetur para disa javësh dhe tashmë e zeza mbi të bardhë do të hidhet para ndeshjes së fundjavës me Juventusin.
Leao është një nga pikat kyçe të skuadrës. Trajneri i kuqezinjve, Pioli mbështetet shumë në shërbimet e tij dhe deri më tani, paraqitjet kanë qenë në nivel spektakolar. Leao luan në Milan që nga viti 2018.