Pak ditë pasi doli në shitje, iPhone 14 shfaq problemet e para

iPhone 14, i prezantuar vetëm pak ditë më parë nga kompania “Apple” dhe zyrtarisht në shitje prej së premtes, nuk zhgënjeu me vëmendjen që mori dhe sigurisht numrat e shitjeve të para, teksa një numër i madh njerëzish zunë vend në radhët kilometrike në dyqane për ta blerë.

Megjithatë që tani disa prej blerësve janë duke raportuar një problem të çuditshëm me paisjen elektronike, lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione duke përfshirë këtu ‘Snapchat’, ‘TikTok’ dhe ‘Instagram’. Videot e mëposhtme, të postuara në rrjetin social ‘Twitter’ nga përdoruesit tregojnë problemin:

Apple nuk ka komentuar ende mbi këtë problem, megjithatë me shumë gjasë bëhet fjalë për një gabim në software, që ndikon në stabilizimin optik të imazhit të pajisjes. Nëse ky është vërtetë problemi, Apple duhet të bëjë patjetër një rregullim në përditësimin e tij të fundit iOS 16.1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *