Në atë kohë nuk kishte as seli PS-je, as shesh kambistësh dhe as Postë, por ishte vetëm ndërtesa historike e Bankës Qendrore… Ishte koha kur nisi së ndërtuari në Tiranën e viteve ‘30-të rruga që atëherë do të njihej si “Gjeneral Tellini” dhe do të ishte një arterie paralele me bulevardin e madh, sot “Dëshmorët e Kombit”.
Sot kjo rrugë njihet si bulevardi “Ibrahim Rugova” në kryeqytet dhe zë fill nga aty ku nis edhe rruga e “Kavajës” dhe pasi përshkon zonat e “Shallvareve” dhe ish-Bllokut, përfundon tek hyrja kryesore e Parkut të Liqenit Artificial, aty ku deri pak kohë më parë ka qenë komanda e Gardës së Republikës.
/Priza.al/