Pak nga pak kasti po plotësohet, ja një tjetër VIP që i bashkohet Big Brother

Reality Show i shumëpritur për publikun shqiptar ‘Big Brother Vip’ do të nisë shumë shpejt. Tashmë është vendosur që BBV do të startojë transmetimin me 1 tetor.

Që në konfirmimin e rikthimit të këtij formati, menjëherë në media u përfol rreth konkurentëve që janë përzgjedhur për të marrë pjesë.

Konkurrentja e rradhës është Ema Andrea. Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it.

Së fundmi, gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.

“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel.  Do të jetë një kast shumë të mirë artistësh dhe pjesëmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, të gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.

Ai u tregua diskret dhe nuk tha asnjë emër. Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit Big Brother është se, as vetë pjesmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani është se do të ketë vipa nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *