Ish-kryeministri, z. Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat në Has ku të pranishëm në këtë takim ishin edhe Kryetari Degës së PD-së në Has, Miftar Dauti, Sekretarja e degës, Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.
Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend. Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 Dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania”, në Bajram Currë, Tropojë.
Sot Berisha ka paralajmëruar foltore në Tropojë, në vendlindjen e tij. Ai ka bërë me dije se do të presë demokratët në pallatin e kulturës.
/Priza.al/