Pak orë para zgjedhjeve, Yuri Kim viziton Fushë-Krujën, takon drejtuesit e policisë lokale dhe qytetarë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka nisur vëzhgimet në terren një ditë para zgjedhjeve. Ajo ka vizituar këtë pasdite Fushë-Krujën, ku ka konsumuar për disa minuta një kafe me disa qytetarë në një lokal në afërsi të policisë.

Më pas ambasadorja takoi edhe drejtuesit e policisë të rrethit të Krujës, ku zhvilloi një bisedë të shkurtër me ta. Ambasada e SHBA bëri me dije pak më herë se do të jetë në terren si gjatë procesit të votimit po ashtu edhe të numërimit, ndërsa ambasadorja Yuri Kim është shprehur se edhe ajo vetë do të jetë pjesë e grupeve të vëzhgimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *