Tashmë është e ditur që Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Mirëpo së fundmi Arbri ka publikuar një foto në ‘Instastory’ teksa shihet i veshur me kostum si dhëndër. Ai ka zbuluar vetëm kostumin, por pa treguar fytyrën e tij.
Më herët, Arbër Hajdari ka folur në një intervistë për njohjen e tij me Vlerën.
“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon mos jetë e lehtë, për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat për t’u takuar”,- ka thënë ai.
Më herët, Arbër ka zbuluar detaje dhe nga fëmijëria e tij. Ai ka thënë se mamaja e tij e ka veshur si vajzë kur ka qenë i vogël.
“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait dhe prisnin vajzë. Kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite, duke më rrezikuar jetën. Prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- theksoi ai.