Pak shpresa për Interin në këtë Champions League, vetëm 5 fitore në 19 ndeshje

Champions League është kthyer në një kompeticion të egër këtë vit, ku të gjithë synojnë fitoren.

Ndeshje Inter-Real Madrid përfundoi me fitoren e këtyre të fundit ku sërish treguan se mbeten pretendentët e kupës.

Los Blancos e drejtuar nga Carlo Ancelotti fituan 1-0 në fund, pikërisht në minutën e 89-të, kur Rodrygo konkretizoi pasimin e Camavigna-s. Dëshpërim në radhët e zikaltërve, të paktën nga ajo që dhanë në fushë, nuk e meritonin të humbnin.

Nga të dhënat jo shumë kurajoze, Interi ka vetëm 5 fitore nga 19 ndeshjet e fundit të luajtura që nga kthimi në Champions League.

Kanë qenë këto rezultate, që nuk e kanë lejuar atë të kalojë raundin dhe fazën e grupeve në sezonet e fundit.

Ekziston tashmë vetëm një mënyrë për t’u rregulluar gjërat për zikaltrit në edicionin aktual të Ligës.

 

 

Inter mund të kompensojnë startin negativ të 13 ndeshjeve jofituese në sfidën e ardhshme, të planifikuar më 28 Shtator, kundër Shakhtar Donetsk, me këtë të fundit që u shokua nga moldavët e Sheriff Tiraspol.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *