Pakësohet popullsia e bardhë në SHBA!

Që nga periudha e Jamestown në 1607 dhe fillimi i periudhës koloniale, SHBA ka qenë kryesisht e bardhë. Por pjesa e bardhë e popullsisë amerikane ka rënë, nga pak nën 90% në 1950 në 60% në 2018. Ka të ngjarë të bjerë nën 50% në 25 vitet e tjera.

Numri i njerëzve të bardhë në Shtetet e Bashkuara pritet të bie, sipas të dhënave të fundit të Zyrës së Regjistrimit të SHBA-ve, për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, raporton Washington Post.

Popullsia amerikane pritet të shfaqë vetëm 7.4% rritje në dekadën e fundit – më e ngadalta në histori, me përjashtim të viteve 1930. Pjesa më e madhe e rritjes vjen nga njerëzit me ngjyrë.

Njerëzit hispanikë janë parashikuar të përbëjnë gjysmën e rritjes së popullsisë.

Pjesa e aziatikëve në SHBA pritet të rritet nga 3% në 2010 në 6% në 2020. Pjesa e njerëzve me ngjyrë të zezë do të qendrojë në 12.5% të popullsisë.

/Burimi: The Washington Post/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *