Pakëson rrudhat dhe pastron enët e gjakut/ Kombinimi i vajit, limonit dhe mjaltit ka veti magjike

Shpesh kemi dëgjuar se kurat popullore mund të jenë më efektive sesa medikamentet, ose ndryshe japin rezultate pozitive.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj një kombinim perfekt që ndikon në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit, siç është vaji i ullirit, mjalti dhe limoni.

Vlen të theksohet se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese.

Pasi:

  • Vaji i ullirit ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira.
  • Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues.
  • Lëngu i limonit hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve.

Ndaj kombinimi i këtyre tre përbërjeve do ndihmojë në forcimin e  sistemit imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji.

Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh.

Përbërësit:

  • 1 gotë me lëng limoni
  • 180 gr mjaltë
  • 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja:

Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përziejini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer./priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *