Paketa anti-krizë/ Rama ‘thumbon’ opozitën: Jetojë në planet mister, nuk po prekim qytetarët

Kryeministri Edi Rama nga  Kuvendi u shpreh se vendi nuk është duke kaluar një situatë krize, pasi qeveria ka vendosur të miratojë një paketë mbështetje.

Rama tha se kjo paketë është miratuar si një formë për të mos shkaktuar shqetësim tek qytetarët në lidhje me çmimin e lartë të energjisë në treg.

Sakaq i është përgjigjur akuzave të deputetit Enkelejd Alibeaj i cili theksonte se vendit nuk po i jepet mbështetje, ku ‘sulmoi’ se parafolësi jetonte në një planet tjetër.

“Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen në këtë moment, për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit duhet që të jem në Kryeministri është e nevojshme që të nënvizoj një fakt. Që qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të ndërtojë një qasje afatmesme që prej 1.2 milionë subjekte. Përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë e rëndësishme në afat të mesëm në vend me paketa afatshkurta. Sa i takon shpenzimit ky është më i madh se bëhet fjalë për një mbështetje. Më bëri përshtypje parafolësi (Alibeaj), nuk e di ku jetoni ju. Jam i bindur që nuk jetoni këtu. Jetoni në një planet tjetër emri i të cilit është mister. Nëse ka një gjë që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Po kalon parashikimet e bëra është situatë në të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Pse? Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë, fundi do e tregojë nëse është ambicie apo marrëzi, për të mos e prekur çmimin në faturat familjare. Për të qenë të qartë se për çfarë flasim sot, i them publikut. Piku i energjisë ishte 1040 euro, para krizës ka pasur maksimunimin e tij në 110 euro. Jemi 10 herë më lart. Shqipëria edhe në vitin e tij më të mirë nga pikëpamja e reshjeve, kur ka pasur edhe nivelin më të lartë të eksportit të energjisë, nuk ka arritur të mbulojë nevojën vendase. Nuk ka kapacitet për të mbuluar nevojën vendase. E dinë të gjitha ata që dinë të bëjnë aritmetikë të thjeshtë, ndryshe nga e juaja. Edhe sot që flasim mbulesa e garantuar për të mos lejuar që në faturën e qytetarëve të shfaqet çmimi real është 330 mln euro. Kjo shifër mund të shkojë shumë më larg. Ndërkohë që do të riindeksojmë pensionet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *