Paketa fiskale 2023/ Dhoma e Tregtisë: Do shumëfishohen gjobat, nuk ndihmon qytetarët!

Këtë të mërkurë është mbledhur tryeza e Dhomës së Tregtisë për paketën fiskale 2023.

Kryetari i Dhomës, Nikolin Jaka tha se kjo paketë sociale nuk mjafton, si dhe shumëfishon vendosjen e gjobave.

Sakaq theksoi se qeveria duhet të ulë ngarkesën fiskale dhe të hartojë ligjin për amnistinë fiskale.

“Paketa fiskale jo vetëm që nuk është e mjaftueshme është e fokusuar në shumëfishimin e penaliteteve e gjobave. Në asnjë shtet nuk aplikohen gjoba që janë 10 fish në dëm. Nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar duke u përqendruar tek industritë prodhuese dhe biznesi në tërësi. Të ketë ulje të ngarkesës fiskale dhe hartimi i ligjit për amnistinë fiskale. Ekono9mia ka nevojë për një ndërhyrje radikale dhe duhet të ndërmerret një paketë e strukturuar. Të krijohen kushte lehtësim të kreditimit. Të krijohet fond garancie dhe të reduktohen taksat. Të rishikohet drafti i paketës fiskale 2023. Të reduktohen taksat vendore për agrokulturën. Ndërtimit ti hiqet taksa prej 3% për banesat sociale, pasi penalizon sektorin e ndërtimit. Të ndërgjegjësohemi se strehimin e ka detyrim qeveria. Të hiqet taksa e dherave për sektorin e ndërtimit dhe e qarkullimit për çmimin e karburanteve. Industria e ndërtimit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *