Raportohet se 25 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior, sipas autoriteteve.
Një autobus me 45 persona u përplas me një fuoristradë dhe më pas u ra nga një shkëmb në rrethin Kohistan.
Një zëdhënës i policisë ia atribuoi aksidentin shpejtësisë së tepërt nga shoferi i autobusit, sipas rrjetit të Pakistanit Dunya News.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje brenda pak ditësh në të njëjtën provincë, e cila ndodhet pranë kufirit me Afganistanin. Të premten, 18 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje mes një autobusi dhe një kamioni.