Marrëveshja e maxhorancës dhe opozitës për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, duket se nuk po shkon drejt dështimit.
Ndonëse, palët kanë nisur sqarimet për dakordësimet e arritura mes tyre në tryezën e përbashkët. PD ka hartuar tashmë një listë me kandidatë për president që do t’ia paraqesë maxhorancës.
Këtë të premte grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se sipas sqarimit që kishte bërë dje, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me fiorma mbështetëse.
Ndërkohë, pas kësaj deklarate publike kanë reaguar edhe demokratët. Nënkryetarja e grupit parlamentar të PD, Oriola Pampuri kujton pikën 4 të marrëveshjes për të cilën kanë rënë dakord.