Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim ankimin e bërë nga disa parti politike që kërkojnë rrëzimin e marrëveshjes PS-PD për Kodin Zgjedhor.
Sipas tyre, ndryshimet e bëra në fund të muajt korrik, bllokojnë parimin e listës së hapur për kandidatët për deputetë pasi 1/3 e listës është e fiksuar nga kryetarët.
“Çdo ligj në thelb është në përputhje me Kushtetutën, por s’është e moralshme dhe Kushtetuta nuk është vetëm ligj por edhe moral”, tha kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
Për të qartësuar idenë, i treguan shembuj gjyqtarëve se përse kjo formulë ka mbyllur listën e kandidatëve për deputetë.
“Në Berat s’ka garë, në Dibër s’ka garë etj…”, tha Adriatik Lapaj.
Por për gjyqtarët ata kishin një propozim, se si mund të kënaqen të gjitha palët.
“Të jetë opsionale kush të dojë të ketë listë të hapur kush të dojë ta mbyll 1/3”, u shpreh Rezart Kthupi.
Qëndrimet e tyre morën vëmendjen e gjykatës e cila pas përfundimit të shqyrtimit kushtetues ka 30 ditë kohë për të vendosur nëse do të legjitimojë atë që konsiderohet një marrëveshje në distancë Rama-Berisha të korrikut 2024, apo do ta rrëzojë atë.
Opsioni i dytë do të implikonte direkte parlamentaret e 2025, të cilat janë pesë muaj larg.