Në një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministres së Republikës së Italisë, Giorgia Meloni, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u nënshkrua marrëveshja për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit.
Meloni gjatë fjalës së saj tregoi detaje nga marrëveshja. Në marrëveshje thuhet se do të krijohet një qendre mikpritjeje emigrantësh në portin e Shëngjinit e të një qendre qëndrimi të përkohshëm në territorin në brendësi të portit. Gjithashtu qendrat nën menaxhimin e qeverisë italiane do të vijojnë punën me bashkëpunimin e forcave të policisë shqiptare.
Meloni tha se 2 qendrat do të jenë operative në pranverë të vitit 2024. Sipas marrëveshjes, pritet të strehohen rreth 3 mijë emigrantë .