Pala greke kishte njoftuar se gjatë ditës së sotme do të kishte ndërprerje të punës në pikën kufitare të Kapshticës. Shkak për këtë do të bëhej instalimi i sistemit të ri të përpunimit të të dhënave nga pala greke.
Por, puna duket se ka vazhduar normalisht. Paraditen e sotme ka pasur një fluks shumë të ulët automjetesh dhe të vetmet makina që kanë kaluar janë disa mjete të vogla që kanë hyrë në Greqi.
Shtetasit shqiptarë që janë paraqitur ditën e sotme në këtë pikë janë lejuar të kalojnë.
Sipas Policisë Kufitare, dje u njoftua se mund të kishin vështirësi për të hyrë në Greqi deri në orën 18:00 shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare, të cilët nuk e kanë shkelur më parë tokën greke.