Pala greke shtoi sportelet/ Ministria e Jashtme për fluksin e automjeteve në Kakavijë: Kërkuam zgjidhjen e situatës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me fluksin e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës.

Ministria bën me dije se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Mësohet se në këtë pikë doganore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë për qarkut për palën greke.

Vetëm disa orë më vonë pala greke vendosi që të shtojë numrin e sportele, në mënyrë që të normalizohet dhe të lehtësohet lëvizja.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *