‘Palaçollëku’ i Twitter-it, lejon të postojë kryetalibanin dhe bllokon ish-Presidentin Trump  

Në një artikull të ditës së sotme, media e njohur britanike “Daily Mail”, njofton se platforma “Twitter” ka refuzuar t’u bashkohet mediave të tjera sociale në ndalimin e talibanëve nga platforma e saj, duke thënë se do të monitorojë përmbajtjen për të siguruar që nuk ka mesazhe që promovojnë dhunën.

Por ky vendim është në kontrast të plotë me rivalët e kompanisë si “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram” (të dyja në pronësi të Facebook), “TikTok” dhe “YouTube”.

Të gjithë këta kanë ndaluar dhe mbyllur llogaritë që lidhen, promovojnë ose lavdërojnë talibanët.

Për këtë çështje “Twitter” tha në një deklaratë se, “do të vazhdojë të zbatojë në mënyrë proaktive rregullat tona dhe të rishikojë përmbajtjen që mund të shkelë rregullat e Twitter, veçanërisht politikat kundër promovimit të dhunës, manipulimit të platformës dhe postës së padëshiruar”.

Gjiganti i mediave sociale përdori këtë justifikim për të ndaluar përgjithmonë Donald Trump, pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, duke shkaktuar klithma censure nga mbështetësit e Trump.

Por ky standard i ri i dyfishtë me talibanët, ka bërë që në rrjet të shpërthejë një revolt mbarë-botërore kundër drejtuesve të platformës së madhe “Twitter”.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *