Pallati Mbretëror publikon programin festiv me rastin e 70-vjetorit të monarkes britanike në fron

Pallati Mbretëror ka bërë me dije planet, në kuadër të 70-vjetorit të monarkes britanike në fron, apo siç njihet, përvjetori i platintë. Do të ketë një koncert me emrat më të njohur të muzikës, dhe mundësia për të parë nga afër banesat e Mbretëreshës Elizabeth.

Gjithçka do të kulmojë në një festë 4-ditore nga 2 deri në 5 qershor. Eventi i parë nisi, me një konkurs për shpikjen e një pudingu të ri për të festuar sundimin e gjatë të Elizabetës. Finalistët do të gjykohen nga një panel ekspertësh, dhe receta fituese do të jetë e disponueshme për publikun gjatë drekave të jubileut të madh, në qershor.

‘Mbill një pemë për përvjetorin’, do të jetë gjithashtu një iniciativë që do t’i kushtohet mbretëreshës. Elizabeta do të behet sundimtarja e parë britanike që feston përvjetorin e platintë më 6 shkurt, por ashtu si edhe në përvjetorët e artë dhe të diamantë, java festive do të mbahet në qershor pasi vera ofron më shumë mundësi për mot të mirë. Me gjasë shumica e detyrave të jubileut do t’u ngarkohen pjesës tjetër të familjes, përfshirë trashëgimtarin e fronit, princin Charles dhe bashkëshorten e tij, dukeshën Kamila.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *