Kryeministri Edi Rama, foli për mediat mbi sekuestrimin e kateve pa leje në disa ndërtime. Por kryeministri është zënë ngushtë nga pyetja e një gazetari, i cili i theksoi se ndërtimi pas selisë rozë, ka 16 kate pa leje.
Ndëerkohë Rama ka hequr përgjegjësinë nga vetja dhe tha se nuk është as shefi i policisë dhe as inspektor ndërtimi, ai ia hodhi fajin sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve.
“Mënyra të të kuptuarit të realitetit shtrembër, jo nga mungesa e zgjuarsisë as nga padija, por nga nevoja për të manipuluar një pjesë njerëzish që duna tu besojnë këtyre çudive. Në rast se një biznesmen a kompani mbi një leje drejtimi të bashkisë bën një shkelje dhe ndërton X metra katrorë për qëllim fitimi. Vendimi ynë është i qartë e i prerë: Nuk do ti gëzojë.
Do ti merren e do të konfiskohen për interes publik, do të parablehen nga ndërtuesi me vlerën e tregut plus gjobës ose do të dhurohen me vullnet të lirë e do të përdoren për interes publik.
Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndërtues që do të kuturisët të ndërtojë një metër pa leje se do ti kushtojë sa frëngu pulën. Jemi një me dhjetë me kohën e mëparshme, kemi 10 fish më pak të tilla, por kjo nuk është arsye që ti luftojmë. nuk do të kenë mundësi të lajnë duart duke paguar llumin e që është në prokuroritë e rretheve, nisur me të Tiranën që s’ka kaluar vetingun e është mësuar të marrë para, nuk do të ketë më shans.
Gazetarja: Pallati pas nesh ka 14 katet shtesë pa leje, ndërsa leja është 26 kate
Rama: Hyjmë tek 7×7 baraz 22. Sa duhet të jetë në total godina? Është natë dhe syri nuk she. Dil numëroi ditën e do të shohësh, se nuk janë 40 kate.
E dyta nuk jam as inspektori i ndërtimit as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse sot jemi 1-10 më aty ku ishim, erdhi si vullnet i imi, i qeverisë dhe bashkisë. Problematika e pambyllur burimin e ka në llumin e drejtësisë. Ajo që po bëjmë tregon të kundërtën.