Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Edi Paloka dhe Ergys Mërtiri debatuan në lidhje me pozicionin e Sali Berishës në raport me grupin parlamentar demokrat.
Paloka tha se 90% e atyre që mbështetnin Bashën kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.
Mërtiri – Berisha është i dobët sepse është kundër të fortit, SHBA. Prandaj nuk e ka as grupin parlamentar me vete. Ai është vetë jashtë grupit parlamentar. Ai rri në bankë të fundit.
Paloka – Ajo që ka ndodhur është se 90% e atyre që quheshin mbështetës të Bashës, futjen e Berishës në grup e kanë bërë të qartë. Pyeti a jeni dakord që Sali Berisha të kthehet në grup.
Mërtiri – Nuk jam agjenci sondazhesh. Fakte publike nuk kam.
Paloka – Fakti është ky: 90% e atyre 30-ve kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.
Mërtiri – Pse nuk është kthyer?
Paloka – Kush e ndalon? Ne jemi pjesë e grupit. Nuk na ka përjashtuar kush ne. Kuvendi ka shkelur ligjin sepse Edi Rama dhe Taulant Balla mbështesin Bashën dhe Alibeajn. Nuk mund të vendosë Lindita Nikolla apo dikush tjetër të thotë që nuk je pjesë e grupit parlamnetar.