Paloka: Ato milionat që harxhuat për shfaqen sot, më mirë të ja kishit dhënë Luizës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër në ceremoninë e nderimit të atletes Luiza Gega, të cilën e cilësuar si shfaqje.

Po ashtu deputeti i PD-së ka theksuar se në kohën kur Luiza Gega kërkonte mbështetje, të gjithë e injoronin.

Paloka gjithashtu shkruan në rrjetin social, se sot u harxhuan miliona lekë, dhe se ato para të harxhuara sipas tij për shfaqje të i ishin dhënë atletes.

Postimi i plotë:

Duhet zotesi dhe per tu bere kaq i peshtire e i neveritshem ! Jashte imagjinate…!!!
Deri sa Luiza klithte per te marre pak mbeshtetje nga shteti, benin veshin shurdh te gjithe palacot. Sot jane sulur te marrin cfare te munden nga sakrificat dhe suksesi i saj!
Kane hedhur miliona sot, jo per Luizen, po per shfaqjen e tyre. Te pakten keto miliona qe keni harxhuar per show, t’ja kishit dhene asaj, Luizes. Nga taksat tona jane dhe ne do pranonim me shume deshire qe ti merrte Luiza, po ju prape futet fecken tuaj te ndyre! Ptuuu race e qelbur !

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *