Paloka: Beqaj nuk u arrestua për milionat që u vodhi shqiptarëve

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pasi ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua për shkak të abuzimeve me fondet e BE-së.

“Pra, edhe Beqaj nuk qenka arrestuar për miliona euro që iu ka vjedhur bashkë me Ramën shqiptarëve, por për disa dhjetëra mijëra të BE…

E për të arritur këtë marrëveshje të fundit mes Ramës, hajdutit të tij të radhës dhe drejtësisë së “reformuar” u deshën vite.

Më në fund duket se dhe Beqaj ka pranuar të bëjë ato muajt e burgut si të tjerët dhe mos e hapë gojën per hajdutin e madh (jo vetëm për nga gjatësia) e ndërkohë të vazhdojë të gëzojë çfarë iu ka vjedhur shqiptarëve,” shkruan Paloka.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *