Paloka ironizon kritikët me pamjet nga “Air Albania”

Deputeti demokrat Edi Paloka me një video që tregon stadiumin “Air Albania” të tejmbushur në aktivitetin që çeli fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit dhe një ironi therëse, u është përgjigjur kritikëve që pretendojnë se “Berisha ka marrë fund”.

Me humorin e hollë që e karakterizon Paloka thotë: “Më zbavisin shumë këta tipat që deklarojnë “me dorë” e “me gojë” se Berisha “ka marrë fund” e “është braktisur nga të gjithë!”.

Sipas deputetit të PD, ata që bëjnë këtë “punë” gjithë ditën dhe të shtatë ditët e javës, habiten sesi kanë makthe natën.

Për Palokën është absurde kur kundërshtarët politikë pretendojnë se merren me një “të marrë fund” apo “të braktisur”, i cili në krahun tjetër mbush stadiumin prej 22 mijë vendesh në nisje të fushatës elektorale me qytetarë që e mbështesin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *