Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se në qeverisje kemi një kryeministër bastard dhe një qeveri arrogante që nuk pyet për ligje e Kushtetutë.
Ai ishte prezent sot, në takimin me mbështetës të opozitës në Vorë, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Indrit Hoxha.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mos presin që e keqja t’u shkojë ted era, por të reagojnë me votë në 14 maj.
Pjesë nga fjala e Palokës: “Po e bëjmë këtë fushatë në një muaj sakrificash për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Vora është drejtuar nga demokratët, nga zoti Fiqiri Ismaili. Ju e keni të lehtë ta bëni dallimin mes qeverisjes së PD-së dhe të bandave. Unë dua t’ju kërkoj falje që ja dorëzuam bashkitë Edi Ramës, duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Vora kalon nga një bandit te tjetri.
Ne kemi një qeveri arrogante dhe një kryeministër bastard, që jo vetëm i shtyp shqiptarët, por edhe kërkon t’i poshtërojë. 14 maji nuk është thjesht ndryshim në pushtetin lokal, por edhe një hap përpara për të bërë ndryshimin e madh që presin shqiptarët, për të shporrur kryebanditin. Ne kemi një bandë që nuk pyet as për ligje e as për kushtetutë. E keqja i afrohet çdo ditë e më shumë çdonjërit prej nesh.
Mos të presim që e keqja të na vijë te dera. Le të ikin shqiptarët thotë se do sjell nga India dhe Bangladeshi. Kemi punëtorë indianë tha dje Veliaj. Ja pse kjo votë në 14 maj ka vlerë dyfish. Ti japim goditjen e parë kryebanditit. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë horrat e tjerë e kanë vendin në burg”